Telegrafi

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Reali zhvillojnë derbin e Madridit

Në Wanda Metropolitano zhvillohet ‘El Derbi Madrileno’ ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit, i vlefshëm për javën e gjashtë në La Liga.

Nga pesë ndeshje të zhvilluara, Los Blancos kanë arritur po aq fitore dhe kanë grumbulluar 15 pikë. Barcelona është ngritur në krye të tabelës me një pikë më shumë, pasi e ka zhvilluar sfidën e xhiros së gjashtë.

Los Rojiblancos kanë arkëtuar 10 pikë nga tri fitore, një barazim dhe një humbje, në pjesë takimet e para.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet strategëve Diego Simeone dhe Carlo Ancelotti, të cilët i kanë zgjedhur futbollistët që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Marcos Llorente, Felipe, Witsel, Reinildo, Carrasco; Kondogbia, Koke, De Paul; Joao Felix, Griezmann.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Rodrygo, Vinicius.


/Telegrafi/