Telegrafi

Formacionet zyrtare, Athletico Bilbao – Barcelona: De Jong e Griezmann debutojnë

La Liga spanjolle ka zgjedhur një ndeshje shumë interesante për t’i dhënë startin sezonit të ri, 2019/2020.

Kampioni aktual do të luajë në ‘San Memes’, ku Atletico Bilbao i pret.

Barcelona në këtë ndeshje sa të rëndësishme, aq të vështirë, do të hyjë pa Lionel Messin e lënduar.

Frenkie De Jong dhe Antoine Griezmann do të debutojnë nga minuta e parë.

Ndeshja mes Bilbaos dhe Barcelonës, nis nga ora 21:00. /Telegrafi/ 


Atletico Bilbao: Simon, Capa. Yeray, Nunez, Yuri, Unai Lopez, Garcia, De Marcos, Raul Garcia, Munain, Williams.

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; De Jong, Sergi Roberto, Alena; Dembele, Suarez, Griezmann.