Telegrafi

Formacionet zyrtare, Atalanta – Liverpool: Gjimishit nga minuta e parë, Klopp me të gjitha forcat

Ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Evropës mes Atalantas dhe Liverpolit do të zhvillohet në Bergamo.

Përballjen e parë në “Anfield” u fitua nga itaianët, që shkaktuan befasi të madhe, duke fituar me rezultat 3-0.

Një rezultat shumë i mirë për italianët, që kërkojnë gjysmëfinalen në shtëpi, ndaj njëri prej klubeve që ishte cilësuar si favori.

Gian Piero Gasperini për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në mbrojtje me Berat Gjimshitin, ndërsa në sulm me Scamacca dhe Miranchuk.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp, do të luajë me emra si Mo Salah, Cody Gakpo dhe Luis Diaz.


Atalanta: Musso; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners; Scamacca, Miranchuk

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Szoboszlai, Mac Allister, Jones; Salah, Gakpo, Luis Diaz.


/Telegrafi/