Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Aston Villa – Arsenal

Arsenali do të jetë mysafir i Aston Villës për takimin që luhet në kuadër të javës së 30-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30 do të luhet në stadiumin “Villa Park”, me The Gunners që e dinë se nuk do të jetë takim i lehtë.

Për këtë duel, Aston Villa do të jetë pa Marvelous Nakamba që është i lënduar.

Në anën tjetër, Arsenali do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, duke tentuar kështu t’i marrin tre pikë.

Formacionet zyrtare

Aston Villa: Martinez, Cash, Konsa, Mings, Ashley Young, McGinn, Douglas Luiz, J. Ramsey, Buendia, Watkins, Coutinho.

Arsenal: Leno, Cederic, White, Gabriel, Tierney, Partey, Xhaka, Saka, Odegaard, Smith Rowe, Lacazette.

/Telegrafi/

Exit mobile version