Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali synon pikët e plota ndaj West Hamit

Arsenali do të përballet me West Hamin, me Ligën Premier që rikthehet për ta luajtur javën e 17-të, shkaku që Kampionati Botëror u luajt nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Emirates”.

Për këtë sfidë, The Gunners do të jenë pa Gabriel Jesus, Reis Nelson dhe Oleksandr Zinchenkon, që janë të lënduar.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, The Hammers do të kenë vetëm mungesë e Kurt Zoumas, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet zyrtare:

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Partey, Odegaard, Xhaka; Saka, Martinelli, Nketiah.

West Ham: Fabiánski; Coufal, Dawson, Kehrer, Cresswell; Rice, Souček; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio. /Telegrafi/