Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali në përballjen ndaj West Hamit për pozitat e para

Arsenali është nikoqir i West Ham Unitedit në ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Topçinjtë pozicionohen në vend të gjashtë në renditje me 26 pikë të arkëtuara.

West Hami ka dy pikë më shumë dhe qëndron në vendin e katërt në tabelë.

Trajnerët Mikel Arteta dhe David Moyes i kanë zgjedhur skuadrat me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.


Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Saka, Partey, Xhaka; Martinelli, Odegaard; Lacazette.

 

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Fabianski, Coufal, Dawson, Diop, Masuaku, Soucek, Rice, Bowen, Lanzini, Fornals, Antonio.

 


/Telegrafi/