Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe West Hami me disa mungesa

Arsenali do të jetë nikoqir i West Ham United për përballjen në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 16:00 në stadiumin “Emirates”.

Për këtë sfidë, The Gunners do të jenë pa Callum Chambers, Sead Kolasinac dhe Lucas Torreira që janë të lënduar.

Në anën tjetër ‘Çekanët’ nuk mund të llogarisin në Jack Wilsheren dhe Ryan Fredericks, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Sokratis, David Luiz, Pablo Marí, Saka; Ceballos, Xhaka; Pepe, Özil, Aubameyang; Nketiah.

Formacioni startues i West Hamit: Fabianski, NGakia, Diop, Ogbonna, Cresswell, Noble, Rice, Fornals, Bowen, Antonio, Haller. /Telegrafi/