Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe PSV zhvillojnë ndeshjen e mbetur në Ligën e Evropës

Arsenali është nikoqir i PSV Eindhoven në Emirates Stadium, për ndeshjen e mbetur nga raundi i dytë i fazës grupore në Ligën e Evropës.

Topçinjtë janë në krye të Grupit A me nëntë pikë nga tri fitore të arritura në tri ndeshjet e para, ndërsa skuadra holandeze është e dyta me shtatë pikë, nga dy fitore dhe një barazim.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Ruud van Nistelrooy i kanë përgatitur formacionet që do ta nisin sfidën nga minuta e parë.


Formacioni startues i Arsenalit: Turner; Tomiyasu, Holding, Gabriel, Tierney; Xhaka, Lokonga; Saka, Fabio Vieira, Nketiah; Gabriel Jesus.

Formacioni startues i PSV Eindhoven: Benitez; Mwene, Ramalho, Obispo, Max; Sangare, Gutierrez; Simons, Veerman, Gakpo; Til.


/Telegrafi/

Exit mobile version