Arsenali dhe Manchester United do të takohen me njëra-tjetrën me fillim nga ora 16:00 në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.
Kjo do të jetë përballja e dytë mes Mikel Artetës dhe Ruben Amorim pas asaj në kampionat ku triumfues dolën ‘Topçinjtë’ me rezultat 2-0.
Për këtë ndeshje, tekniku spanjoll ka vendosur që ta aktivizojë Jorginhon në mesfushë si partner të Mikel Merinos, teksa Gabriel Jesus e nis titullar si sulmues anësor.
Arsenali nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Riccardo Calafiorit i cili ka mbetur jashtë për shkak të një lëndimi muskulor.
Ruben Amorim në anën tjetër portën ia ka besuar turkut Altay Bayindir, teksa nga minuta e parë e ka nisur edhe Alejandro Garnacho për të cilin ka pasur shumë thashetheme së fundmi sa i përket të ardhmes së tij.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Raya, Timber, Saliba, Gabriel, Leëis-Skelly, Jorginho, Merino, Odegaard, Martinelli, Jesus, Havertz.
⚪️ 𝗧𝗘𝗔𝗠𝙉𝙀𝙒𝙎 ⚪️
🪄 Lewis-Skelly retains place at left-back
🤝 Jorginho partners Merino
⚡️ Jesus on the wingLet’s give it everything we’ve got, Gunners ✊
— Arsenal (@Arsenal) January 12, 2025
Manchester United: Bayindir, Mazraoui, De Ligt, Maguire, Martinez, Fernandes, Hojlund, Garnacho, Dalot, Ugarte, Mainoo.
Two United changes for today’s game…
🧤 @AltayBayindir_1 replaces @AndreyOnana
🔄 Garna comes in for @AmadDiallo_19#MUFC || #FACup— Manchester United (@ManUtd) January 12, 2025
/Telegrafi/