Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Arsenali është nikoqirë i Crystal Palace në ndeshjen e fundit të javës së 19-të të Ligës Premier, ndeshje kjo që fillon nga ora 17:00 dhe luhet në Emirates.
Skuadra e Arsene Wenger dëshiron të filloj vitin si është më së miri, me një fitore para tifozëve të vet, pasi ka vendosur të startoj me formacionin më të mirë të mundshëm.
Në formacionin titullar është mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, teksa mbrojtësi Shkodran Mustafi gjendet në bank pasi sapo është rikthyer nga lëndimi që e la për disa javë jashtë fushave. /Telegrafi/
Arsenal: Cech; Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal; Elneny, Xhaka; Iwobi, Alexis, Lucas Perez; Giroud.
Crystal Palace: Hennessey; Kelly, Dann, Tomkins, Ward; Cabaye, Flamini, Puncheon; Townsend, Zaha; Benteke.