Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arbëria në përballjen interesante ndaj Feronikelit

Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq është arena e përballjes së parë të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit.

Lideri i kampionatit në këtë fillimsezoni ka befasuar me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para, ashtu që udhëheq së bashku me Ballkanin që ka shifra identike.

Feronikeli ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje, ashtu që ka arkëtuar katër pikë në tri xhirot e para.

Trajnerët Arbnor Morina dhe Afrim Tovërlani i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu, Bruno, Bahtiri, Llugiqi, Zabërgja, Abdulli, Hasan, Kryeziu, Ibrahimi, Bruqi, Pira.

Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli, Prince, Pnishi, Hoxha, Bojku, Dabiqaj, Malaj, Milickovic, Maliqi, Hoti, Greca.

/Telegrafi/