Telegrafi

Formacionet zyrtare: Anglia luan për fitore në sfidën ndaj Ukrainës

Në Wembley Stadium zhvillohet përballja ndërmjet Anglisë dhe Ukrainës, e vlefshme për raundin e dytë të fazës kualifikuese për ‘Euro 2024’ në kuadër të Grupit C.

Tre Luanët e mposhtën Italianë në sfidën e parë dhe kanë pikë të barabarta me Maqedoninë e Veriut në krye të grupit.

Për Ukrainën kjo është ndeshja e parë e fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

(Foto: uefa.com)

Përzgjedhësit Gareth Southgate dhe Ruslan Rotan i kanë caktuar formacionet që do të nisin nga minuta e parë.

Lexo po ashtu Brenda udhëtimit horror të ekipit të Ukrainës nga lufta për në Angli, në rrugëtimin 16-orësh përpara ndeshjes në Wembley

Formacioni startues i Anglisë: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilwell; Henderson, Bellingham, Rice; Saka, Kane, Maddison.

Formacioni startues i Ukrainës: Trubin; Karavaev, Matviyenko, Svatok, Mykolenko; Malinovskyi, Stepanenko, Zinchenko; Sudakov, Yaremchuk, Mudryk.


/Telegrafi/