Telegrafi

Formacionet startuese: Wolverhamptoni dhe Arsenali luajnë për pozitat evropiane

Wolverhampton Wanderers dhe Arsenal zhvillojnë përballjen e javës së 24 të Ligës Premier në Molineux Stadium.

Wolves kanë grumbulluar 34 pikë deri më tani dhe synojnë një pozitë që dërgon në garat evropiane.

Ndërkaq, Topçinjtë kanë dy pikë më shumë dhe qëndrojnë në vend të gjashtë. Ngjitja në tabelë është objektiv i tyre.

Trajnerët Bruno Lage dhe Mikel Arteta i kanë caktuar taktikat dhe formacionet e këtij takimi.

Formacioni startues i Wolverhampton Wanderers: Jose Sa; Kilman, Coady, Saiss; Semedo, Neves, Dendoncker, Marçal; Trincao, Raul Jimenez, Podence.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Lacazette.

/Telegrafi/