Telegrafi

Formacionet startuese: Roma përballet me Fiorentinan

Roma dhe Fiorentina zhvillojnë ndeshjen e xhiros së 36-të të kampionatit italian.

Giallorossët mbajnë vendin e pestë në tabelë që i kualifikon drejtpërdrejt në Ligën e Evropës, mirëpo kanë vetëm një pikë më shumë se Milani, derisa Napoli kërcënon me dy pikë më pak.

Viola nuk ka ndonjë objektiv, duke qenë se e ka siguruar mbijetesën, kurse zona evropiane është e paarritshme.

Trajnerët Paulo Fonseca dhe Giuseppe Iachini i kanë gati skuadrat e tyre për këtë takim.

Formacioni startues Romës: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Kolarov; Bruno Peres, Diawara, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pellegrini; Dzeko.

Formacioni startues i Fiorentinas: Terracciano; Milenkovic, Pezzella, Caceres; Chiesa, Duncan, Pulgar, Ghezzal, Lirola; Ribery, Kouame.

/Telegrafi/