Real Madridi dhe CSKA Moska zhvillojnë ndeshjen e xhiros së fundit në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen që zhvillohet në Santiago Bernabeu, Los Blancos janë favoritë për të triumfuar, duke qenë se luajnë para tifozëve të vet.
Mbretërit nuk kanë ndonjë motiv për këtë sfidë, pasi që e kanë siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales edhe atë nga pozita e parë në grup.
👕👀 ¡Echa un vistazo a nuestro vestuario antes de la visita del @pfc_cska! #RMUCL pic.twitter.com/K80ujuoIDE
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2018
Skuadra ruse është në konkurrim me Viktoria Plzenin për një vend në Europa League.
Trajnerët Santiago Solari dhe Viktor Goncharenko i kanë gati formacionet për këtë përballje.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Odriozola, Vallejo, Javi Sanchez, Marcelo; Fede Valverde, Marcos Llorente, Isco; Asensio, Benzema, Vinicius.
Formacioni startues i CSKA Moskës: Akinfeev; Fernandes, Magnusson, Becao, Nababkin, Schennikov; Oblyakov, Bistrovic, Vlasic; Sigurdsson, Chalov.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Romës. /Telegrafi/