Telegrafi

Formacionet startuese: RB Leipzig – Bayern Munich, finalja e DFB Pokal

Në Olympiastadion në Berlin zhvillohet finalja e Kupës së Gjermanisë, e njohur si DFB Pokal, ndërmjet RasenBallsport Leipzigut dhe Bayern Munichut.

Kjo është finalja e parë në histori të Leipzigut dhe do të ishte një sukses i madh në rast se do të arrinte të triumfojë. Këtë sezon, kjo skuadër u rendit e tretë në tabelën e Bundesligas, ashtu që do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Bavarezët janë fitues rekord të kësaj kupe (18 herë), ashtu që me fitore vetëm sa do ta rritnin rekordin. Bayerni është shpallur edhe kampioni i Gjermanisë për të shtatë herë radhazi.

Trajnerët Ralf Rangnick dhe Niko Kovac i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë ndeshje.

Formacioni startues i RasenBallsport Leipzig: Gulacsi – Klostermann, Orban, Konate, Halstenberg – Sabitzer, Adams, Kampl, Forsberg – Werner, Poulsen.

Formacioni startues i Bayern Munich: Neuer, Sule, Hummels, Alaba, Kimmich, Martinez, Thiago, Coman, Gnabry, Muller, Lewandowski.

/Telegrafi/