Në Stade de France në Saint-Denis zhvillohet finalja e Kupës së Francës, ndërmjet Monacos dhe Paris Saint-Germainit.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, në gjysmëfinale e eliminoi Montpellierin, derisa skuadra nga principata u tregua më e fortë se GFA Rumilly-Vallieres.
Trajnerët Niko Kovac dhe Mauricio Pochettino i kanë përgatitur formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.
Formacioni startues i Monacos: Majecki; Disasi, Maripan, Sidibe; Aguilar, Fofana, Tchouameni, Caio Henrique; Volland, Ben Yedder, Golovin.
Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kehrer, Diallo; Paredes, Gueye, Danilo; Di María, Icardi, Mbappe.
/Telegrafi/