Telegrafi

Formacionet startuese: Porto dhe Liverpooli zhvillojnë ndeshjen e parë të të tetës së finales

Liverpooli është mysafir i Portos në Estadio do Dragao për ta zhvilluar ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Qëllimi i skuadrës nikoqire do të jetë që të nxjerrë rezultat sa më të mirë, ndërkohë që Redsat do të përpiqen të shënojnë gola, në mënyrë që ta kenë më të lehtë në ndeshjen e kthimit.

Trajneri vendas, Sergio Conceicao, duhet që të tregohet më strateg se Jurgen Kloppi për të regjistruar rezultat pozitiv kundër skuadrës angleze.

Porto është lider në ligën kryesore portugeze, ndërkohë që Liverpooli mban vendin e tretë në Ligën Premier.

Formacioni startues i Portos: Jose Sa; Ricardo, Reyes, Marcano, Alex Telles, Herrera, Sergio Oliveira, Otavio, Brahimi, Marega, Soares.

Formacioni startues i Liverpoolit: Karius; Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, James Milner, Firmino, Salah, Jordan Henderson, Sadio Mane, Andy Robertson, Alexander-Arnold.

Përballja kthyese zhvillohet pas tri javësh (6 mars) në Anfield. /Telegrafi/