Milani është mysafir i Chievos për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.
Rossonerët aktualisht mbajnë vendin e 11-të në tabelë me 13 pikë të arkëtuara në nënte ndeshjet e para (nga katër fitore, një barazim dhe katër humbje).
Time to get things started 🔴⚫️#ChievoMilan pic.twitter.com/xc2SLSmxVX
— AC Milan (@acmilan) October 25, 2017
Ndërsa skuadra nga Verona është në vend të shtatë në tabelë me 15 pikë të fituara (nga katër fitore, tri barazime dhe dy humbje).
#ChievoMilan: i 2⃣6⃣ convocati gialloblù per il turno infrasettimanale della @SerieA_TIM che @ACChievoVerona giocherà contro l'@acmilan 💛💙💪 pic.twitter.com/sc7gy3TNCw
— A.C. ChievoVerona (@ACChievoVerona) October 24, 2017
Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, është nën presion, ashtu që duhet të bëjë taktikë më të mirë se homologu i tij te ekipi kundërshtar, Rolando Maran.
Formacioni startues i Chievos: Sorrentino, Cesar, Gamberini, Tomovic, Cacciatore, Radovanovic, Hetemaj, Castro, Birsa, Pucciarelli, Pellissier.
Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Calabria, Kessie, Biglia, Borini; Suso, Calhanoglu; Kalinic.
/Telegrafi/