Telegrafi

Formacionet startuese: Milani për të rritur diferencën në takimin ndaj Veronas

Në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A, Milani është nikoqir i Hellas Veronas në San Siro.

Rossonerët vazhdojnë të jenë liderë në tabelë, me 16 pikë të arkëtuara pas gjashtë xhirosh dhe synojnë ta rritin diferencën.

Verona ka grumbulluar 11 pikë në gjashtë ndeshje, ashtu që pozicionohet në vend të tetë në tabelë.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Ivan Juric i kanë përgatitur njëmbëdhjetëshat startues të këtij takimi.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

Formacioni startues i Hellas Veronas: Silvestri; Ceccherini, Magnani, Lovato; Lazovic, Dawidowicz, Ilic, Dimarco; Zaccagni, Barak; Kalinic.

/Telegrafi/