Telegrafi

Formacionet startuese: Milani është nikoqir i Sampdorias

Në San Siro zhvillohet përballja e xhiros së 18-të në Serie A, ndërmjet Milanit dhe Sampdorias.

Rossonerët kanë regjistruar gjashtë fitore, tri barazime dhe tetë humbje, deri më tani, prandaj do të përpiqen që të marrin rezultat pozitiv në këtë takim.

Sampdoria po kalon një sezon të vështirë dhe është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stefano Pioli dhe Claudio Ranieri. Trajneri i Milanit e ka lënë në bankë transferimin e ri, Zlatan Ibrahimovic.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma, Calabria, Musacchio, Romagnoli, Theo Hernandez, Krunic, Bennacer, Bonaventura, Suso, Piatek, Calhanoglu.

Banka rezervë e Milanit: Reina, A Donnarumma, Caldara, Paqueta, Kessie, Castillejo, Conti, Leao, Ibrahimovic, Gabbia, Brescianini, Maldini.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Bereszynski, Chabot, Colley, Murru; Thorsby, Vieira, Linetty; Ramirez; Gabbiadini, Quagliarella.

/Telegrafi/