Liverpooli është nikoqir i Rangers në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Redsat kanë një humbje dhe një fitore në Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Napoli dhe Ajaxi. Ndërsa ekipi skocez i ka humbur të dyja sfidat e para.
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Giovanni van Bronckhorst i kanë bërë përzgjedhjet e tyre për lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Thiago; Salah, Diogo Jota, Luis Diaz; Darwin Nunez.
Formacioni startues i Rangers: McGregor; Lundstram, Goldson, Davies; Tavernier, King, Davis, Tillman, Barisic; Kent, Morelos.
/Telegrafi/