Telegrafi

Formacionet startuese: Liverpooli kërkon tri pikë të reja ndaj Huddersfieldit

Liverpooli është mysafir i Huddersfield Town për ndeshjen e nëntë sezonale në Ligën Premier.

Redsat e kanë nisur mirë sezonin e ri në kampionatin anglez duke i fituar gjashtë ndeshje dhe duke barazuar në dy të tjera.

Kështu, gjatë gjithë kësaj kohe është në konkurrim me Manchester Cityn dhe Chelsean në garën për kreun e tabelës.

Skuadra e Huddersfieldit akoma nuk ka regjistruar asnjë fitore në këtë fillimsezoni në Ligën Premier dhe është në vend të fundit në tabelë me tri pikë, nga tri barazime dhe pesë humbje.

Trajnerët David Wagner dhe Jurgen Klopp i kanë gati skuadrat e tyre për fillimin e kësaj ndeshjeje.

Formacioni startues i Huddersfield Town: Lossl, Durm, Zanka, Schindler, Lowe, Hogg, Billing, Mooy, Pritchard, Hadergjonaj, Depoitre.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Robertson, Van Dijk, Lovren, Gomez, Milner, Henderson, Lallana, Shaqiri, Sturridge, Salah.

/Telegrafi/