Liverpooli është nikoqir i Portos për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Anfield.
Redsat si skuadër vendase duhet të arrijnë rezultat sa më të mirë, ashtu që ta ketë më të lehtë në ndeshjen kthyese në udhëtim.
Porto, nga ana tjetër, do të përpiqet të shënojë gola duke shpresuar që të jetë në pozitë të mirë për ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet.
Tonight's #LIVPOR programme…
It's nearly time, Reds. 👊🔴 pic.twitter.com/N4XmtWULC0
— Liverpool FC (@LFC) April 9, 2019
Trajnerët Jurgen Klopp dhe Sergio Conceicao i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Milner, Fabinho, Henderson, Keita, Salah, Firmino, Mane.
Banka rezervë e Liverpoolit: Mignolet, Wijnaldum, Gomez, Sturridge, Xherdan Shaqiri, Origi, Matip.
Formacioni startues i Portos: Casillas, Maxi, Felipe, Militao, Alex Telles, Corona, Danilo, Oliver, Otavio, Marega, Soares.
Ndeshja tjetër çerekfinale këtë mbrëmje (e martë) zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Manchester City. /Telegrafi/