Telegrafi

Formacionet startuese: Juve favorit për tri pikë të reja ndaj Bolognas

Ndeshjen e xhiros së gjashtë në Serie A, Juventusi e zhvillon përballë tifozëve në Torino, ndërsa për kundërshtar e ka Bolognan.

Zonja e Vjetër e ka nisur për mrekulli edicionin 2018/2019 në kampionatin italian duke regjistruar pesë fitore nga po aq ndeshje dhe është lider me 15 pikë të grumbulluara.

Natyrisht se Massimiliano Allegri do të dëshirojë që ta regjistrojë triumfin e radhës për të vazhduar qëndrimin e padiskutueshëm në krye të tabelës.

Në këtë fillim sezoni, Bologna ka fituar vetëm një herë, si dhe ka barazuar në një ndeshje. Tri të tjera i ka humbur.

Trajneri Filippo Inzaghi do të përpiqet t’i bëjë ballë potencialit të fuqishëm që ka skuadra për të cilin ka luajtur si futbollist.

Formacioni startues i Juventusit: Perin; Barzagli, Bonucci, Benatia; Cuadrado, Bentancur, Pjanic, Matuidi, Cancelo; Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Calabresi, Danilo, Paz; Mbaye, Nagy, Xhemaili, Krejci, Dijks; Falcinelli, Destro.

/Telegrafi/