Telegrafi

Formacionet startuese: Gjilani për pikë të plota ndaj Besës

Gjilani është nikoqir i Besës në ndeshjen e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra vendase ka arkëtuar 13 pikë në tetë xhirot e mëparshme, nga tri fitore, katër barazime dhe një humbje.

Ndërkohë, mysafirët ndodhen në pozitën e fundit në tabelë me pesë pikë të grumbulluara, nga një fitore, dy barazime dhe pesë humbje.

Formacioni startues i Gjilanit: Koliqi, Sorsa, Rapa, Fustar, Jackson, Useini, Musolli, Hila, Çyrbja, Kqiku, Progni.

Formacioni startues i Besës: Kolaj, Sekic, Halili, Rajovic, Salihu, Xhaka, Maznikolli, Syla, Breno, Matheus, Lucas.

Takim ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit. /Telegrafi/