Feronikeli është nikoqir i Llapit në ndeshjen e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, në takimin që zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Të dyja këto skuadra kanë të regjistruara vetëm nga një fitore në xhirot e mëparshme (ekipi nga Podujeva ka një ndeshje më pak të zhvilluar).
Feronikeli ka arkëtuar shtatë pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë, kurse një vend më poshtë pozicionohet Llapi me pesë pikë të grumbulluara.
Formacioni startues i Feronikelit: Avdyli; Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Greca, Milickovic, Balde, Hoxha.
Formacioni startues i Llapit: Hoffman; Idrizi, Prençi, Zhdrella, Emini, Arb. Ramadani, Alb. Ramadani, Selmani, Peposhi, Januzi, Hoti.
Takimi ndërmjet Feronikelit dhe Llapit do të fillojë në orën 14:00. /Telegrafi/