Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: City, përballje jo të lehtë ndaj Shakhtarit

Manchester City dhe Shakhtar Donetsku zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në përballjen e parë ne Grupin F, skuadra angleze fitoi bindshëm (4-0) në udhëtim te Feyenoordi.

Fitore regjistroi edhe Shakhtari duke e mposhtur Napolin me rezultat 2-1.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Paulo Fonseca do t’i kërkojnë pikët e plota në këtë takim.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Delph; Fernandinho, Silva, De Bruyne; Sane, Jesus, Aguero.

Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Butko, Ordets, Rakitskiy, Ismaily; Stepanenko, Fred; Taison, Marlos, Bernard; Ferreyra.

Napoli e pret Feyenoordin në ndeshjen tjetër të Grupit F. Elseid Hysaj luan nga minuta e parë për ekipin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version