Telegrafi

Formacionet startuese: City favorit për ta eliminuar Schalken

Manchester City është nikoqir i Schalkes në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze fitoi me rezultat 3-2 në dramën e zhvilluar në Veltins Arena, ndërsa është favorit për të triumfuar edhe në Etihad Stadium dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Strategët Pep Guardiola dhe Domenico Tedesco kanë gjithçka gati për fillimin e këtij takimi.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Danilo, Laporte, Zinchenko, Gundogan, D. Silva, Sterling, Sane, B. Silva, Aguero.

Formacioni startues i Schalkes: Fahrmann, McKennie, Serdar, Bentaleb, Konoplyanka, Stambouli, Burgstaller, Oczipka, Sane, Bruma, Embolo.

/Telegrafi/