Telegrafi

Formacionet startuese: City favorit ndaj Baselit

Manchester City është mysafir i Baselit në St. Jakob-Park për të zhvilluar ndeshjen e të tetës së finales të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze konsiderohet favorite për t’u kualifikuar tutje, mirëpo ekipi zviceran ka ditur gjithmonë të bëjë lojë të mirë në garat evropiane.

Meqenëse ndeshja zhvillohet në Zvicër, vendasit do të tentojnë të nxjerrin rezultat pozitiv, përballë një grupi të fuqishëm lojtarësh që ka City.

Kjo ndeshje do të jetë edhe në përballje taktikash mes trajnerëve, Raphael Wicky dhe Pep Guardiola.

Formacioni startues i Baselit:  Vaclik; Lang, Lacroix, Suchy, Riveros; Frei, Serey Die, T.Xhaka; Stocker, Oberlin, Elyounoussi.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Kompany, Otamendi, Delph; De Bruyne, Fernandinho, Gundogan; Bernardo, Aguero, Sterling.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Etihad Stadium pas tri javësh (7 mars). /Telegrafi/