Telegrafi

Formacionet startuese: City dhe Leipzigu premtojnë sfidë interesante

Një përballje interesante zhvillohet në Etihad Stadium ndërmjet Manchester City dhe RB Leipzig.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin A në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Jesse Marsch tashmë i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat e lojtarëve, të cilët do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Ruben Dias, Ake, Zinchenko; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Ferran Torres, Grealish.

Formacioni startues i RB Leipzigut: Gulacsi; Mukiele, Klostermann, Orban, Angelino; Laimer, Adams; Nkunku, Dani Olmo, Forsberg; Andre Silva.

/Telegrafi/