Telegrafi

Formacionet startuese: Chelsea e nis sezonin si mysafir i Huddersfieldit

Sezonin e ri në Ligën Premier, Chelsea e nis si mysafir i Huddersfield Town.

Blutë që kanë bërë disa ndryshime duke nisur nga trajneri, do të përpiqen që ta nisin me këmbë të mbarë edicionin 2018/2019.

Portieri më i shtrenjtë në histori, Kepa Arrizabalaga, do të nisë nga minuta e parë në portën e Chelseat.

Në sulmin e Maurizio Sarrit, nga minuta e parë luan sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata.

Nga ana tjetër, trajneri i Huddersfieldit, David Wagner, i ka bërë përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo sfidë.

Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj, e nis ndeshjen nga minuta e parë në këtë takim.

Formacioni startues i Huddersfield Town: Hamer, Hadergjonaj, Jorgensen, Schindler, Kongolo, Lowe, Hogg, Mooy, Billing, Pritchard, Mounie.

 

Formacioni startues i Chelseat: Kepa; Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso; Kante, Jorginho, Barkley; Pedro, Morata, Willian.

/Telegrafi/