Telegrafi

Formacionet startuese: Arsenali luan përballë West Bromit

Në Emirates Stadium zhvillohet ndeshja e xhiros së 35-të në Ligën Premier, ndërmjet Arsenalit dhe West Bromwich Albionit.

Topçinjtë janë akoma matematikisht në garë për pozitat evropiane, edhe pse ndodhen shtatë pikë prapa Tottenham Hotspur në renditje.

Në anën tjetër, West Bromi do ta konfirmojë rënien nga elita në rast të humbjes.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Mikel Arteta dhe Sam Allardyce i kanë gati skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Chambers, Holding, Gabriel, Saka, Elneny, Ceballos, Pepe, Smith Rowe, Willian, Martinelli.

Formacioni startues i West Bromwich Albionit: Johnstone, Furlong, Ajayi, Bartley, Townsend, Phillips, Yokuslu, Gallagher, Robinson, Pereira, Diagne.

/Telegrafi/