Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Arbëria – Feronikeli

Arberia e Feronikeli i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin e qytetit në Ferizaj.

Arbëria është aktualisht në vendin e shtatë me 25 pikë, mirëpo rrezikohet që të bije në zonën që shpijen në Ligën e Parë.

Më mirë nuk qëndron as Feronikeli që është në pozitën e tetë me 24 sosh dhe do të kërkojë të largohet nga zona e kuqe.

Formacioni startues i Arbërisë: Kaciu, Arrabal, Zabergja, Bahtiri, Marlcei, Avdulli, Lika,Kryeziu, Bruqi, Pira, Beqiri

Formacioni startues i Feronikelit: Smakiqi, Loshi, Dabiqaj, Thaqi, Hoti, Maliqi, Da Silva, Malaj, Pllana, Simonvski, Milickovic. /Telegrafi/

Exit mobile version