Në ‘Johan Cruijff ArenA’ zhvillohet ndeshja kthyese e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve ndërmjet Ajaxit dhe Benficas.
Përballja e parë ndërmjet këtyre skuadrave e zhvilluar në Estadio da Luz përfundoi me rezultat të barabartë (2-2), ashtu që ne Amsterdam vendoset çerekfinalisti.
Trajnerët Erik ten Hag dhe Nelson Verissimo kanë vendosur për taktikat që do t’i vënë përballë në këtë sfidë.
Formacioni startues i Ajaxit: Onana; Mazraoui, Timber, Lisandro Martinez, Blind; Edson Alvarez, Berghuis, Gravenberch; Antony, Haller, Tadic.
Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Weigl, Taarabt; Everton, Gonçalo Ramos, Darwin Nunez, Rafa Silva.
/Telegrafi/