Telegrafi

Formacionet e mundshme të derbit në Serie A: Roma – Inter

Roma do të jetë nikoqir i Interit për takimin më interesant të javës së 34-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 21:45, do të luhet në stadiumin “Olimpico”, me dy skuadrat që i duan vetëm tri pikë.

Chris Smalling është rikthyer te Roma, mirëpo pritet që të mos jeta nga fillimi kundër Interit.

Anglezi u rikthye nga lëndimi, mirëpo forma e mirë e Roger Ibanez do të mbajë atë edhe për këtë takim jashtë formacionit titullar.

Nicolo Zaniolo po ashtu nuk do të mund të luajë kundër ish-skuadrës së tij, duke iu bashkuar Antonio Mirantes, Federicio Fazios dhe Davide Santonit.

Në anën tjetër, Interi pritet që edhe në këtë sfidë të jetë pas Romelu Lukakun që nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa Nicolo Barella mund të luajë nga fillimi.

Formacioni i mundshëm i Romës: Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kolarov; Zappacosta, Cristante, Veretout, Spinazzola; Mkhitaryan, Pellegrini; Dzeko.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Valero; Lautaro, Alexis. /Telegrafi/