Telegrafi

Formacionet e mundshme të Barcelonës në rast transferimi të Coutinhos (Foto)

Philippe Coutinho mund të jetë transferimi më i ri i Barcelonës në këtë afat kalimtar të verës.

Transferimi i Coutinhos te Barcelona varet shumë nga Neymar, i cili besohet se është afër arritjes së një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu PSG është gati të thyej klauzolën e Neymarit

Megjithatë, ende pa u bërë asgjë zyrtare, mediat kanë filluar të hamendësojnë formacionin e Barcelonës për sezonin e ri me Coutinhon pjesë e tij.

Tabloidi anglez “Dailymail” ka publikuar dy formacionet të gjigantit katalunas, ku mesfushori me tipare sulmuesi brazilian është pjesë e tij.

Lexo po ashtu Barca ofron 80 milionë euro për Coutinhon, Liverpooli ka marrë një vendim

Në formacionin e parë, Coutinho shihet si pjesë e mesfushës me tre, ku luan përkrah Sergio Busqutsin dhe Ivan Rakiticit, ndërsa Neymar si sulmues i majtë.

Ndërsa në formacion e dytë, braziliani luan në vendin e Neymarit ose në rast të një transferimi të ri, Coutino përsëri do ta zinte vendin e Iniestas. /Telegrafi/   

Formacioni 1: 

Formacioni 2: