Chelsea dhe Leicesteri do të përballen sot në kuadër të finales së FA Cup.
Ndesja që fillon në ora 18:15, do të luhet në stadiumin “Wembley”, me dy skuadrat që do të entojnë të fitojnë trofeun e dytë më të madh në Angli.
Për këtë takim, Thomas Tuchel do të ketë dilemën vetëm të Andreas Christensen dhe Mateo Kovacic që nuk janë plotësisht të gatshëm.
Në anën tjetër, Dhelprat do të kenë mungesat si, James Justin, Harvey Barnes, Cengiz Under dhe Wes Morgan që janë të lënduar, derisa Jonny Evans është në dyshime.
Statistika
Chesea ka fituar dhjetë nga 11 takimet e fundit në FA Cup.
Leicester ka barazuar në pjesët e para, derisa ka dalë triumfues në tre takimet e fundit në garë.
It’s #FACupFinal day!
COME ON CHELSEA! 👊 pic.twitter.com/MxZJhwfb95
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 15, 2021
Dhelprat kanë fituar tetë nga nëntë takimet e zhvilluara.
Chelsea ka një mesatare nën 2.5 gola në shtatë nga tetë takimet e zhvilluara ndaj Leiceterit në të gjitha garat.
The Blues kanë mbajtur portën e paprekur në tre takimet e fundit në FA Cup.
Matchday 🎬#FACupFinal pic.twitter.com/XFEw5q7J4L
— Leicester City (@LCFC) May 15, 2021
Parashikimi: Chelsea pritet të fitojë me një gol dallim ndaj Leicesterit
Formacioni i mundshëm i Chelseat: Kepa, Christensen, Silva, Rudiger, Chilwell, Kante, Jorginho, Azpilicueta, Mount, Werner, Havertz.
Formacioni i mundshëm i Leicesterit:Schmeichel, Soyuncu, Evans, Fofana, Castagne, Tielmans, Ndidi, Pereira, Maddison, Vardy, Iheanacho. /Telegrafi/