Telegrafi

Formacionet e mundshme, Sporting – Arsenal: Xhaka e Mustafi pritet ta nisin nga banka rezervë  

Sporting Lisbona dhe Arsenali do të luajnë sot (e enjte) mes vete në kuadër të Ligës së Evropës.

Topçinjtë janë mysafirë të portugezëve në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin E, e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:55.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery udhëton në këtë ndeshje pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para dhe pret ta vazhdojë këtë seri pozitive.

Arsenali (Foto: Francois Nel/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, edhe vendasit e Sportingut kanë dy fitore radhazi dhe shpresojnë në seri pozitive edhe ndaj londinezëve.

Trajneri i Arsenalit, Emery pritet që në këtë ndeshje të bëjë shumë ndryshime dhe tu jap hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Sporting CP

Në anën tjetër, trajneri i vendasve nuk do të ndryshojë shumë dhe do të luajnë shumica e titullarëve.

Te Arsenali nuk pritet të startojnë dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Sporting: Salin, Gaspar, Matheiu, Coates, Jefferson, Nani, Fernandes, Gudelj, Acuna, Mane, Montero

Arsenal: Leno; Lichsteiner, Holding, Sokratis, Monreal; Guendouzi, Elneny; Smith Roëe, Ramsey, Welbeck; Aubameyang.

/Telegrafi/