Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Situata e komplikuar në grup, Reali në kërkim të triumfit ndaj Gladbachut

(Foto: Twitter/The Mirror/Getty Images)

Real Madridi dhe Borussia Monchengladbachu zhvillojnë përballjen vendimtare në xhiron e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos me fitore e sigurojnë kualifikimin e mëtutjeshëm pavarësisht asaj që ndodh në sfidën tjetër ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut, derisa skuadra gjermane kualifikohet edhe me barazim.

Një tjetër situatë është, në rast se Nerazzurrët fitojnë ndaj ekipit ukrainas, ndërsa Reali dhe Gladbachu luajnë baras, atëherë kualifikohet të dyja këto skuadra.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Misioni i vështirë i Interit ndaj Shakhtarit

Mirëpo, Mbretërit nuk duhet të rrezikojnë, meqë nëse barazon ose fiton Shakhtari dhe në anën tjetër Reali nuk fiton, atëherë ukrainasit shkojnë tutje.


Formacionet e mundshme

Real Madrid: Courtois – Vazquez, Varane, Ramos (c), Mendy – Modric, Casemiro, Kroos – Asensio, Benzema, Vinicius.

Borussia Monchengladbach: Sommer; Lainer, Ginter, Elvedi, Ëendt; Kramer, Neuhaus; Lazaro, Stindl, Thuram; Plea.


/Telegrafi/

Exit mobile version