Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka dyshime në sulm përpara ndeshjes së madhe kundër Real Madridit, me Josip Ilicic dhe Duvan Zapata në dyshime.
Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe do të luhet në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve me skuadrën italiane që është vendase.
Luis Muriel duket se do të startojë për Orobicët, por Gasperini ka dyshime për partnerin kolumbian.
⚫️ MATCHDAY 🔵
L'attesa è finita! ⏳🤩 The wait is over!#Atalanta 🆚 @realmadrid#AtalantaReal #UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/2fd4D3Fzrr
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 24, 2021
Sulmuesi mund të luajë me bashkatdhetarin Zapata, por vetëm nëse Ilicic nuk mund të luajë kundër gjigandëve spanjoll.
La Dea është ende duke u luajtur pa Hans Hateboer, gjersa Joakim Maehle pritet të jetë në rregull.
🙌 ¡DÍA DE PARTIDO! 🙌@Atalanta_BC 🆚 @RealMadrid
🏆@LigadeCampeones
👉 Ida – Octavos de final
🏟 Estadio de Bérgamo
⏰ 21:00 CET
#⃣ #UCL pic.twitter.com/Yb6OSkXSxF— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 24, 2021
Raportimet e shumta në Itali pajtohen se Gasperini duhet të fillojë me Pierluigi Gollini në gol, me Rafael Toloi, Cristian Romero dhe Berat Djimsiti që pritet të jenë në mbrojtje.
Robin Gosens duhet të jetë në të majtë, me Marten de Roon dhe Remo Freuler të vendosur për të luajtur në mes të fushës, me Matteo Pessina që mbështet dy sulmuesit.
👋🇪🇸 Hola @realmadrid! Bienvenidos a #BergAMO, bienvenidos al #GewissStadium!#AtalantaReal #UCL #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/yydvx5dSZp
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) February 23, 2021
Vëmendja ka qenë në skuadrën e Real Madridi që ka qenë e goditur nga disa lëndime përpara ndeshjes së parë në Geëiss Stadium.
Zinedine Zidane arrin në Bergamo me një formacion të ripunuar dhe pa lojtarë si Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Marcelo në mbrojtje.
📽️🆕 ¡@ChampionsLeague 𝑫𝒊𝒂𝒓𝒊𝒆𝒔! | Día ☝️
📍 ¡Primera toma de contacto en Bérgamo!
↪️ VÍDEO COMPLETO ↩️https://t.co/g1kfchAyGV#UCL | @emirates pic.twitter.com/juNolrAASs— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 23, 2021
Karim Benzema, Eden Hazard dhe Rodrygo mungojnë, por në mes Zidane ka përvojën e Toni Kroos, Casemiro dhe Luka Modric.
Formacioni i mundshëm i Atalantas: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Maehle, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Muriel, Zapata
Formacioni i mundshëm Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Varane, Nacho, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Asensio, Mariano, Vinicius. /Telegrafi/