Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Dy skuadrat do t’i kërkojnë pikët maksimale në ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo di Stéfano Stadium’.
Për këtë takim, Zinedine Zidane do të jetë pa, Eden Hazardin, Martin Odeegardin dhe Luka Jovicin që janë të lënduar.
🙌 ¡DÍA DE DERBI! 🙌
🆚 @Atleti
🏆 @LaLiga
👉 Jornada 13
🏟 Alfredo Di Stéfano
⏰ 21:00 CET
#⃣ #RMLiga | #RealMadridAtleti pic.twitter.com/4hOKN4fzmM— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 12, 2020
Në anën tjetër, Diego Simeone nuk mund të llogarisë në Deigo Costan dhe Jose Gimenez që janë po ashtu të lënduar, derisa në dilemë është Manuel Sanchez.
Analizë
Atletico Madridi është aktualisht në vendin e parë me 26 pikë, derisa Real Madridi është në të katërtin me gjashtë pikë më pak.
El derbi madrileño se juega en los hogares de todos los #AtléticosPorElMundo 🌍
𝗩𝗮𝗺𝗼𝘀 𝗔𝘁𝗹𝗲𝘁𝗶 ❗❕🔴⚪ #AúpaAtleti | ⚽ #RealMadridAtleti pic.twitter.com/FYf1oKNeHZ
— Atlético de Madrid (@Atleti) December 11, 2020
Atletico Madrid nuk ka arritur të fitojë tetë ndeshjet e fundit në La Liga kundër Real Madridit pasi fitoi katër nga gjashtë të mëparshmit kundër tyre në këtë garë.
Real Madrid ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga kundër Atletico Madridit, por janë të pamposhtur në katër të fundit kundër tyre.
Atletico Madrid ka humbur vetëm një nga tetë derbit e tyre të fundit në garë, duke mbajtur një rezultat të pastër në shtatë prej tyre.
Real Madrid ka humbur dy nga tre ndeshjet e fundit në shtëpi në La Liga pasi shmangu humbjen në 20 takimet e fundit.
Lojtari që duhet shikuar
Luis Suarez
Real Madrdi është skuadra e preferuar e ish-anëtarit të Barcelonës që luan tashmë me Los Rojiblancos. Sulmuesi uruguaian ka shënuar 11 gola në 16 takimet e zhvilluara ndaj Los Blancos dhe besohet se ai do të jetë njeriu kryesor i këtij takimi.
👍
🔜 @LuisSuarez9 ✖️ 𝗱𝗲𝗿𝗯𝗶
🔴⚪ #AúpaAtleti | ⚽ #RealMadridAtleti pic.twitter.com/JjbreizQ0o
— Atlético de Madrid (@Atleti) December 11, 2020
Parashikimi i ndeshjes
Në këtë deri të La Ligës, pritet që të dy skuadrat të shënojnë së paku nga një gol, e që kjo sfidë mund të përfundojë me barazim.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Asensio.
Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Hermoso; Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Felix, Suarez. /Telegrafi/