Napoli dhe Barcelona do të zhvillojnë sonte përballjen e parë në kuadër të 1/8-së të finales në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në ‘San Paolo’, mirëpo do të kenë disa mungesa në formacione.
Gennaro Gattuso për këtë ballafaqim do të jetë pa Kalidou Koulibalyn, Fernando Llorenten dhe Kevin Macuit, që janë të lënduar, derisa në dilemë është paraqitja e Elseid Hysajt dhe Arkadiusz Milik.
📃 I convocati di #NAPBAR
👉 https://t.co/wNRp6Zkewc
🏆@ChampionsLeague💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/9aJYrFKnsU
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 24, 2020
Në anën tjetër, Quique Setien nuk mund të llogarisë në lojtarët si, Jordi Alaba, Ousmane Dembele, Sergi Roberto dhe Luis Saurez, që janë po ashtu të lënduar.
🏋️♂️ @CHAMPIONSLEAGUE WORKOUT CLIP | Barça train at the Stadio San Paolo in Naples, Italy pic.twitter.com/Afq9DWPVrJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 25, 2020
Formacioni i mundshëm i Napolit: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Rui; Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne.
Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Firpo; de Jong, Busquets, Rakitic; Messi, Griezmann, Fati.
Parashikimi: 1-2. /Telegrafi/