Milani është mysafir i Sparta Pragës në ndeshjen e fundit të fazës grupore në kuadër të Ligës së Evropës.
Rossonerët e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, mirëpo ndodhen në vend të dytë në grup, me një pikë më pak se Lille.
Prandaj, duhet të regjistrojnë fitore dhe të presin se cili do të jetë rezultati në takimin tjetër të Grupit H.
Formacionet e mundshme
Sparta Prague: Nita; Vindheim, Pavelka, Celutska, Hancko, Hanousek; Travnik, Soucek; Krejci; Dockal, Julis.
Milan: Tatarusanu; Conti, Duarte, Gabbia, Dalot; Krunic, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Colombo.
Celticu dhe Lille zhvillojnë ndeshjen tjetër në këtë grup, ndërsa skuadra franceze është në duel me kuqezinjtë për vendin e parë. /Telegrafi/