Telegrafi

Formacionet e mundshme: Juventusi me disa mungesa ndaj Maccabit

Juventusi do të takohet me Maccabi Haifan në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Allianz Stadium”.

Për këtë ndeshje, Zonja e Vjetër do të jetë pa Federico Chiesan, Kaio Jorgen dhe Paul Pogban që janë të lënduar.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Maccabi nuk mund të llogarisë në Suf Podgoreanun dhe Mahmoud Jaber, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny, Danilo, Bremer, Bonucci, Sandro, Kostic, Rabiot, Paredes, Cuadrado, Milik, Vlahovic.

Maccabi: Cohen, Goldberg, Batubinsika, Sundgren, Cornud, Fani, Lavi, Chery, Haziza, Atzili, Pierrot. /Telegrafi/