Juventusi do të ketë përballë Milanin para duelit kthyes ndaj Portos.
Bianconerët do të kenë punë me Rossonerët në një nga duelet klasike italiane, që vjen më e luftuar dhe më interesante në vitet e fundit.
Milani do të tentojë të mbajë gjallë shpresat për një plasman në Evropë me një formacion 4-3-3 ku Donnarumma është në portë, De Sciglio, Zapata, Romagnoli dhe Vangioni do të kompletojnë mbrojtjen.
Pasalic, Sosa dhe Bertolacci do të marrin aprovimin për mesfushë, kurse Bacca pritet të jetë startues, ku në krah ka Suson dhe Deulofeun tejet të rrezikshëm.
Juventusi do të provojë që në mungesë të Cuadrados të luajë me tri sulmues, ku Mandzukic, Higuain dhe Dybala janë treshja përpara, prapa tyre pritet të jenë Khedira, Marchisio dhe pJanic.
Sandro, Benatia, Bonucci dhe Lichtsteiner do të jenë në formacion, teksa Chiellini vazhdon të jetë i lënduar.
Buffon është i paprekshëm.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon, Sandro, Benatia, Bonucci, Lichtsteiner, Khedira, Marchisio, Pjanic, Mandzukic, Higuain, Dybala.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma, De Sciglio, Zapata, Romagnoli, Vangioni, Pasalic, Sosa, Bertolacci, Suso, Bacca, Deulofeu.
/Telegrafi/