Telegrafi

Formacionet e mundshme, Juventus – Barcelona: Madzukic nga minua e parë

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes së madhe, atë në mes të Juventusit dhe Barcelonës.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe pritet të jetë një nga më interesantet në vitet e fundit.

Se kush është favorit në takimin e parë është vështirë të thuhet, por do ta mësojmë pas 90 minutash, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Juventus (4-2-3-1): Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Madzukic, Higuain.

Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Rakitic, Mascherano, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar./Telegrafi/