Juventusi dhe Atalanta do të përballen në duelin e vetëm të së shtunës në Serie A.
Bianconerët presin Atalantën cila po kërkon që të vazhdojë formën e mirë.
Leicesteri i Italisë do të ketë mungesën e portierit Berisha i lënduar në gju, teksa formacioni do të konsistojë nga tri mbrojtës.
Me tri mbrojtës do të luajë dhe Juventusi ku në vijën e parë do të jetë Rugani në vend të Bonuccit, shoqëruar nga Benatia dhe Chiellini.
Sandro, Pjanic, Marchisio, Khedira dhe Lichtsteiner përbëjnë mesfushën bombë, kurse Higuain pritet të startojë përkrah Mandzukicit.
Formacioni i mundshëm i Juventusit (3-5-2): Buffon, Chiellini, Benatia, Rugani, Sandro, Pjanic, Marchsio, Khdira, Lichtsteiner, Higuain, Mandzukic.
Formacioni i mundshëm i Atalantas (3-5-2): Sportiello, Toloi, Masiello, Caldara, Conti, Freuler, Kessie, Kurtic, Spinazzola, Gomez, Petagna.