Telegrafi

Formacionet e mundshme, Juve – Napoli

Napoli do të jetë sot (e martë) mysafirë i Juventusit për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër është favorite në këtë takim pasi Massimiliano Allegri pritet të fut lojtarët më të mirë nga minuta e parë, posaçërisht në fazën sulmuese

Formacioni i mundshëm i Juves (4-2-3-1): Neto; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic, Higuain.

Formacioni i mundshëm i Napolit (4-3-3): Reina; Maggio, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Rog, Jorginho, Zielinski; Giaccherini, Mertens, Pavoletti. /Telegrafi/