Telegrafi

Formacionet e mundshme: Fenerbahce – Besiktas, balanca në mesfushë

Fenerbahce e pret Besiktasin në duelin më të madh të sezonit në Superligën e Turqisë.

Fenerbahce në këtë duel duhet të fitojë patjetër nëse dëshiron të kthehet fuqishëm në luftën për titull të kampionit të Turqisë.

Për këtë, trajneri do të ketë në dispozicion Van Persien në maje të sulmit, përkrahur nga Moussa Soë, Potuk dhe Sen prapa tij, topal dhe Souza janë në qendër të mesfushës.

Mbrojtja e Fenerit konsiston nga Kaldirim, Simon Kjaher, Skrtel dhe Ozbayrakli. Demirel i paprekshëm në portë.

Zengin pritet të jetë nga minuta e parë te “Besiki”, teksa Gonul, Marcelo dhe Tosic bashkë me Adrianon përbëjnë mbrojtjen. Arslan zëvëndëson Inlerin në mesfushë dhe përkrahet nga Hutchinson. Tosun, Ozyakup dhe Quaresma janë prapa Aboubakarit që pritet të jetë i vetëm në sulm.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë në këtë duel mjaft të nxehtë dhe taktik.

Formacioni i mundshëm i Fenerit (4-2-3-1): Demirel, Kaldirim, Kjaeer, Skrtel, Ozbayrakli, Topal, Souza, Sow, Potuk, Sen, Van Persie.

Formacioni i mundshëm i Besiktasit (4-2-3-1): Zengin, Gonul, Marcelo, Tosic, Adriano, Arslan, Hutchinson, Tosun, Ozyakup, Quaresma, Aboubakar.

 

/Telegrafi/